Zvarritja e procesit për arrestin e Berishës/ Poli Hoxha: Ka krijuar ‘botë paralele’ që prej ‘non-gratës’

I ftuar në emisionin “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, gazetari Poli Hoxha tha se Berisha ka ndërtuar një botë paralele, duke konsideruar gabim si SPAK-un edhe GJKKO dhe institucionet e drejtësisë. Ai tha se e gjithë kjo botë paralele është ndërtuar nga Berisha që pasi u shpall “non-grata”, ku deklaronte se do t’i hiqej shpejt dhe se çështjen do e çonte në gjykatë të Parisit.

“Këtu klasa politike na ka ndërtuar një botë paralele dhe ne merremi me këtë botë. Rama flet sikur Beqaj dhe Ahmetaj nuk janë të botës së tij. Berisha krijoi botë paralele me ‘non-gratën’, duke thënë se do ta heqë shpejt se do e shohim në gjyqin e Parisit. Edhe Rithemelimi, i gjithi ishte një mirazh.  Aq veta sa nxjerr Berisha ia sjell Mziu për 5 minuta. Tani erdhi puna e hetimit dhe kriojoi një botë paralele duke thënë se SPAK-u ka gabuar. Non-grata mbeti e tillë, në hetim është i prezumuar. Ai proces do bëhet, do shkojë atje me apo pa pranga dhe të japë gjeneralitetet si çdo qytetar”- tha gazetari.

Ai shtoi se pavarësisht se GJKKO po shtynte seancat duke pranuar kërkesat e avokatëve të ish-kryeministrit, kjo është gjëja e duhur pasi Berisha në fund do të mbetet pa asnjë alibi.

Artikulli paraprakInterpretuan poezi kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, dënohen me burg dy poetë në Moskë
Artikulli tjetërAkuzat e Berishës se Rama kontrollon SPAK, Poli Hoxha: Atëherë pse nuk i bën protestat tek zyra e ‘gogolit’ por i bën para gjykatave?