Zoti është kudo, mos e kërko vetëm diku!

 Nga Marsid Gupi *

Rastësisht duke kontrolluar lajmet në mediat sociale, lexova një titull i cili më nxiti ta lexoj si shkrim pasi kishte të bënte me Zotin, e cila është tema ime e preferuar. Akoma më shumë mu nxit kureshtja për ta lexuar kur pashë edhe emrin e autorit, Ben Blushi dora vetë. Shkrimi pohonte idene e titullit se autori ishte përpjekur ta gjente Zotin por nuk kishte mundur. Në arsyetimin e tij ai pranonte se nuk është përpjekur sa duhet, mbase është i paaftë ose të dyja bashkë në mënyre autoironike. Nisur nga ky konkluzion Beni duke ecur vetë, meqenëse nuk pati fatin të kalojë në rrugët  e njohura dhe të panjohura, të cilat thuhet se të cojnë tek Zoti, gjeti rrugen e tretë atë të pyetjeve për ta kapur Zotin kudo që të ndodhej… Në shkrimin e tij ai tregon se u ul me tre burra (klerikun, besimtarin dhe shkenctarin) per të pasur katalizatorët e duhur në ngritjen e pyetjeve.

Filozofia analitike na mëson se filozofia është aftësia për të ngritur pyetje dhe për ti dhënë përgjigje të qarta. Procedura e relacionit midis pyetjes dhe përgjigjes është mendimi sipas formës perkatësë, pra me mitologji, religjion ose me racionalitet. Ludvig Vitgetshtejn në argumentin privat të gjuhës, cilësoi se të mendosh do të thotë të prodhosh veten në vetën e parë. Gjatë këtij shkrimi Beni me ecejaket e veta në krijmtarine e tij intelektuale, arriti të bënte në miniaturë, një proces të tillë më qënien e të gjitha qënienve, pra me vetë providencën hyjnore, Zotin.

Në veprën “Ad Lucilium Epistulae morales”, filozofi i madh stoik Seneka, në njërën nga letrat drejtuar Perandorit Neron, i fliste mbi cirkulatorët. Cirkulatorët ishin ose artistët shëtitës që bënin numra magjie ose oratorët e rëndomtë qe duke thene fraza të bukura fitonin para nga njerzit. Nuk e di pse, në mënyrën sesi Beni i ngrinte pyetjet ndaj tre burrave të tjerë mu duk i tillë. Si prsh, “Pse i ka krijuar Zoti hardhucat , gjarperinjte, breshkat, zhabat, akrepat, krokodilet e disa zvaranike? Pse na sherbejne dhe çfare ekulibrojne?”. Mendova mos më tej do ngrinte pyetjen hedoniste : Pse ja bëri njeriut apandesitin kur ai jeton pa të, dhe pse i bëri dhëmballat e pjekurisë kur ato duhet të hiqen dhe nuk shërbejnë?! Por si duket ne ecjen e tij intelektuale e ka munduar vetem dilema për pyetjen mbi rrëshqanorët që lëshojnë lënjgjet e neveritshme.

Minimalisht z. Ben Blushi kishte detyrën morale ta ngrinte pyetjen në fushën filozofike në një nga ndarjet e saj, atë të metafizikes, pra përtej realitetit të fundën të botës fizike. Në tëorinë e qëniës , mund te ngrinte pyetje për të kundershtuar argumentat ontologjike mbi ekzistencën e zotit ose të ngrinte një argument të ri. Duke qenë se ai ngriti pyetjen me cilësinë e cirkulatorit, une do ti jap sugjerimet e mia tre zotërinjve, të cilëve ai i ngriti pyetjet, në raport me cështjen e ekzistencës të Zotit.

Shkencëtari duhet ta kuptojë, se mëndja njerëzore nuk e arrin dot të kuptoje providencën hyjniore. Njeriu dhe njerëzimi si njësi maksimale në totalitetin e historisë së mendimit, tenton ti afrohet providencës hyjnore, në bazë të disa të dhenave, të cilat janë veprat e saj. Pavarësisht kësaj tentative, mëndja njerëzore nuk e ka fuqinë të kuptojë gjithcka dhe të dijë cdo gjë. Zoti është krijues absolut ndërsa njeriu është krijues relativ. Zoti krijon nga asgjeja dicka, njeriu nuk e krijon dot nga asgjëja. Njeriu krijon duke konsistuar mbi dicka, prsh nga balta krijoi tullën ose enët e baltës, por nuk i krijon dot ato nga asgjëja. Atëherë si krijesë që i duhet nje pasojë që të merret me shkakun,  nëpërmjet veprës do të shkojë dhe deri tek Zoti për ta kuptuar atë. Stepen Haëking tha se ai ka dashur  të shpjegojë universin brënda një kornize racionale. Ama vetë shkenca I ka krijuar disa njohje duke qënë në kerkim ose në antagonizëm me Zotin, pra ose duke e kërkuar atë ose duke berë gjetjet e saj pa qenë Zoti aty por duke u ankuar për mungesën e tij.

Kleriku duhet të jetë I qetë duke e ditur se edhe historiani më skeptik demostron respekt të përulur për fenë, përderisa ai vë re se ajo ka funksionuar, me sa duket pa përjashtim, në cdo vënd dhe cdo epokë. Për të brengosurit, të përvuajturit, të moshuarit apo për ata që vajtojnë të afërmit, feja ka sjellë relaksime të mbinatyrshme për milona shpirtra; për më tepër, efekti i fesë ka qenë më i cmuar se cdo ndihmë natyrore. 10 komendamentet e Zotit , të sjella nga Moisiu jane baza e cdo legjislacioni dhe cdo akti juridik që mbronte të drejtat e njeriut. Ka ndihmuar prindërit dhe mësuesit për të disiplinuar të rinjtë. U ka dhënë kuptim dhe dinjitet ekzistencave më të përulëta dhe me sakramentet e saj, ka kontribuar në krijimin e stabilitetit, duke transformuar konventa njerëzore në marrëdhënie solemne me Zotin. Universiteti është një krijim I institucioneve të religjionit. Në lidhje me këto tema mund të pyetet nje klerik, jo për zvaranike dhe per qëllimet e krijimit të tyre more Beni, do të thoshte Xha Thomai!

Besimtari i cili lexon mbi kuptimin më të qartë të përjetimeve të tij në raport me Zotin, e kupton se Zoti është kudo dhe jo vetëm diku. Flaka e qiriut e përhap dritën në të gjitha anët e saj njësoj, Zoti është kudo duke bërë gjithcka. Evolucioni nuk e bëri dot njeriun me krahë ne varësi të nevojave të tij për të udhëtuar, por Zoti i dha krijimin relativ si proces. Krijimin relativ, që mbase kepucët më lëkurë krokodili që nuk i vesh Beni por ish bashkëpuntorët e tij politikë, ja bëri Zoti krokodilin, që në ditë si kjo e sotmja të kuptohej grykësia e tyre dhe pushtimi i cdo hapsire dhe cdo qënieje. Në mesjetë njeriu tentoi të ushtrojë pushtet nën emrin e Zotit, në epokën e sotme moderne dhe humaniste do ta bëjë duke e cbërë Zotin. Besimtari duhet te ndjehet i lumtur që përjetimi i tij dhe ndërgjegja nuk janë industri por një veper e Zotit në totalitetin e jetës. Zoti është prezent atje ku është mirësia njerëzore që derivon prej tyre. E mira buron prej intelektit dhe aftësisë njohëse. Zoti mbase kur trashendoi botën kishte si qëllim njeriun. Providence hyjnore duke e pasur gjithe kohës si qëllim i dha në mënyrë a priori brenda vetes dije të caktuara për ta kuptuar. Prandaj dhe foshnjet skane nevojë për cip por edhe po të mbahen brënda në laboratorë do e njihnin Zotin.

Aktiviteti i tre bashkëfolësve të tu është vepër e tij, prandaj Beni mund të ecësh dhe të jetosh i qetë sepse Zoti është kudo, mos e kërko vetëm diku!

 
*Doktor në shkencat juridike, studiues në filozofi të së drejtës.

Artikulli paraprakDy vendet e BE-së pa asnjë burim uji që afrojnë ujë të pijshëm 24 orë… dhe krahasimi me Shqipërinë ku ujësjellësit janë në prag falimenti
Artikulli tjetërParalajmëron Banka e Shqipërisë: Rreziqet e inflacionit janë në rritje