Zi në botën e gazetarisë sportive, ndahet nga jeta Bedri Alimehmeti

Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti. Lajmin e ka bërë të ditur e bija e tij, gazetarja Alba Kepi.

Me penën e tij, mjeshtri i madh Alimehmeti pasuroi me histori, tregime e poezi artin e vendit tonë. Alimehmeti lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ai ka botuar ndër të tjera tregimet si “Tirana e përgjakur”, për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944.

“Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944” (Tiranë, 2001); “Skënder Halili: vezullimi i një ylli” (Tiranë, 2008), “Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar” (Tiranë, 2010).

Të shumta kanë qenë botimet e tij për fushën sportive, duke ia lënë pas brezave si histori të sukseseve të sportistëve që veç penës së tij nuk kishin tjetër dritare promovimi.

Artikulli paraprakNallbati përplaset edhe me Klotilda Bushkën te Ligjet: O ti zonjë…
Artikulli tjetërKush është kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiç