Përjashtimi i opozitës, fundi i këtij Parlamenti

Opozita ka vendosur “të ngujohet” brenda sallës së Kuvendit. Kreu i opozitës Basha dhe deputetët demokratë ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe nuk lëvizin nga aty. Ky vendim i PD erdhi pas ndërprerjes së fjalës të kryetarit të opozitës, Basha si dhe vendimit të Ruçit për të nxjerrë jashtë nga salla e Parlmentit Kryetarin e PD, Basha.
Shkak për agravimin e debateve u bë çështja e Reformës Zgjedhore, debate të cilat e ndërprenë plot 5 herë seancën. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, lajmëroi se seanca tjetër do të fillojë në orën 18:00, ndërkohë që duket se demokratët do të presin të “ngujuar” deri në atë orë.
Ka qenë vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili në një intervistë telefonike për mediat tha se, opozita ka ndërmend të bëjë që zëri i saj të dëgjohet nga qeveria.
“Ka 2 parakushte: Reforma Zgjedhore që përfshin votimin elektronik dhe mposhtja përfundimtare e krimit. Kjo qeveri ka aleancë me krimin. Tjetër, duam të krijohen kushtet të ketë liri për të zgjedhur alternativa në zgjedhje. Shqiptarët kanë votuar që të kenë libra për fëmijët e tyre me çmime stratosferike, kanë votuar të kenë pensione mizerabël? Se kështu i bie që shqiptarët me vetëdije kanë votuar dikë që po i shtyn drejt largimit, drejt zbrazjes së vendit. Se po zbrazet Shqipëria. Por jo! Nuk ka ndodhur kështu, sepse vota e tyre nuk është lidhur me alternativën. Qeveria ja ka lidhur votën shqiptarëve me krimin. Pra, pa zgjidhur këtë, qëndresa do të vazhdojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike”, tha Basha përmes telefonit.

Artikulli paraprakBE-Kosovës: Më parë kushtet pastaj vizat
Artikulli tjetërShqiptarët të marrin Parlamentin në duart e tyre