Xama: Ja sa milionë euro më shumë ka planifikuar Veliaj t’u marrë këtë vit qytetarëve

Duke analizuar faktin se sa taksa dhe tatime u merr bashkia e Tiranës, qytetarëve të Tiranës, gazetarja Ola Xama, sqaroj saktësisht se si është raporti i rritjes së taksave sivjet krahasuar me vitin e kaluar.

E ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Xama, tha se për vitin 2024 projektohen të merren 9 milionë € më shumë taksa qytetarëve të Tiranës, sesa vitin e kaluar.

“Bashkia e Tiranës për vitin 2024 merr 124 milion €. Për këtë vit projektohen të merren 9 milionë € më shumë sesa vitin e kaluar. Vitin e shkuar ishin 116 milion €, që u morën nga taksa. Ky nuk është buxheti, por këto janë që merren si taksë e drejtpërdrejtë, si tarifa, gjoba, penalitet nga xhepat e qytetareve. Një pjesë tjetër e buxhetit të bashkisë që është në total 333 milionë € për vitin 2024, shkoj përmes ndihmës, granteve që jep qeveria dhe një pjesë tjetër që janë projekt e huaja që financojnë. Dy taksa kanë pësuar rritjen më të madhe, taksa e ndikimit në infrastrukturën arsimore dhe taksa e pasurisë së ndërtesave. Duke qene se qeveria në muajin gusht rriti çmimin e referencave të hartës fiskale, taksa pësoj rritje.”
tha Xama.

Artikulli paraprak“Gënjeshtarë!”/ Vuçiç shpërthen ndaj ambasadorëve të Perëndimit në Kosovë: Turp të keni! Shikojeni veten në pasqyrë
Artikulli tjetërBerisha rikthehet në Grupin Parlamentar të PD, Kulluri: Politika sport i vështirë, nuk është punë për burokratë si Bardhi