Vritet me thikë një i ri në Tiranë

Një i ri është vrarë me thikë në mesditë në fshatin Çekrezë të Tiranës. Mësohet se fillimisht ka patur një konflikt midis dy shtetasve, ku për pasojë ka mbetur i plagosur A. K., 27 vjeç, në pjesën e barkut dhe u dërgua në SQU, për ndihmë mjekësore, por ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit Vladimir Luli. Specialistët e Krimeve ndaj jetës në DVP Tiranë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Në vendin e ngjarjes është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë, e përdorur nga autori. Po ashtu në spital përfundoi edhe autori  i vrasjes Vladimir Luli, pasi mbeti i plagosur nga konflikti. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprakGrabitja e parave në Qafë-Kashar, 6 policët privatë i shpëtojnë qelisë
Artikulli tjetër“Benz-i” përfshihet nga flakët pranë stadiumit “Qemal Stafa”