Vrau çiftin britanik, shqiptari Ali Qazimaj apelon ekstradimin

42-vjeçari shqiptar i njohur me emrin Ali Qazimaj, i dyshuar për një vrasje të dyfishtë në Weybread të Britanisë, ka apeluar kërkesën për ektradim. Qazimaj me banim në Tilbury, u shfaq të premten në një gjykatë në Luksemburg për masën e sigurisë, por mediat britanike njoftojnë se ai e ka apeluar.
Paralelisht, detektivët e policisë në Suffolk janë duke punuar për gjetjen e Sylvia Stuart, 69 vjeç, e humbur që prej 29 majit. Trupi i pajetë i bashkëshortit të saj, Peter Stuart, u gjet me plagë të shumta me thikë, në një zonë pyjore në afërsi të shtëpisë së çiftit në Mill Lane, rreth 12 orë pasi çifti ishte raportuar i zhdukur, më 3 qershor.
Detektivi i policisë në Suffolk, Simon Parkes, i tha medias se: “Ne do të presim të reja nga Luksemburgu në lidhje me progresin e ekstradimit, por këtu në Mbretërinë e Bashkuar fokusi vazhdon të jetë në gjetjen e Sylvia, edhe pse në këtë fazë ne jemi duke e trajtuar zhdukjen e saj si një hetim për vrasje”.
Ali Qazimaj u arrestua në bazë të një urdhër arresti europian, megjithatë, oficerë të policisë së Suffolk ende nuk kanë mbërritur në Luksemburg për ta marrë në pyetje të dyshuarin.
Qazimaj, me identitet kosovar të vjedhur është nga Shqipëria e Mesme dhe autoritetet policore shqiptare kanë ndihmuar në zbardhjen e identitetit të saktë.

Artikulli paraprakAksidenti në Kavajë, shkak favorizimi i biznesit të kushëririt të Elvis Rroshit
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Rrugën e Kombit