Vrasja për pazaret e drogës në Devoll, lihet në burg autori i dyshuar

David Myrte, autori i dyshuar për vrasjen në Devoll ka dale dje para Gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. 25-vjeçari, i cili akuzohet për vrasjen e Zarif Alliut në fshatin Brançanj të Devollit, i ka mohur akuzat. Para togave të zeza, Myrte tha se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se personi që e identifikon si autor të vrasjes është i sëmurë.
Nga hetimet e deritanishme, ngjarja dyshohet ka ndodhur për shkak të trafikut të drogës dhe një borxhi prej 12 mijë eurosh, që viktima i kishte një personi tjetër, i cili nga deklarimet e të plagosurit Mendar Burnazi njihet me emrin ‘dajo’, me prejardhje nga Shqipëria e Mesme ose e Veriut.
Sipas deklarimeve të Burnazit, viktima kishte lënë takim me personin e paidentifikuar në rrugën nacionale Korçë-Bilisht. Por ai i ka ngritur pritë, duke i çuar të dy në fshatin Braçanj. Sapo kanë zbritur aty kanë parë të tjerë persona që kanë filluar t’i godasin me sende të forta.
Dhunë është ushtruar edhe ndaj Daniel Toles mik i të plagosurit, i cili kishte shkuar për t’i marrë me taksi. Ka qenë shoferi i taksisë që ka njohur një nga personat që i sulmoi fizikisht, ndër to David Myrte, i cili rezulton që të ketë qenë i dënuar në Greqi për trafik droge.

Artikulli paraprakDy shqiptarë kapen me 80 kg drogë në Itali
Artikulli tjetërShullazi kundër dëshmisë së biznesmenit, kërkon përjashtimin e gjyqtarëve