Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, viktima kishte urdhër mbrojtje, pse neglizhoi policia?

Mbrëmjen e djeshme Fatmir Kolecaj ekzekutoi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij sëbashku me vëllain e saj. Ngjarja e rëndë në Rrëshen ndodhi rreth orës 22.30 minuta.

Pas punës për gjetjen e autorit policia erdhi në përfundimin se vrasësi i dy personave ishte ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati, i cili ka patur konflikte të vazhdueshme me ish-nbashkëshorten për takimet e 3 fëmijëve që kishin sëbashku.

Detaji më i rëndë në këtë ngjarje është se autori i kësaj vrasje është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, dhe dhunë në familje.

Ish-bashkëshortja e autorit kishte marrë një urdhër mbrojtje nga policia për shkak se kishte konflikte të vazhdueshme me ish-bashkëshortin i cili ka vizituar shpesh banesën e prindërve të ish-bashkëshortes dhe kërkonte takim emë të shpeshta me 3 vajzat e tyre.

Edhe pse ka patur një iurdhër mbrojtje autori përsëri është afruar pranë Esmeraldës deri sa kreu aktin ekstrem. Autori vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia e Lezhës në ndihmë të të cilës ka ardjhur edhe FNSH dhe RENEA.

Siç raporton Gjergj Figuri përabcnews.al ka dyshime se Fatmir Kolecaj fshihet në malet e Mirditës ndërkohë që policia ka vvendosur shpërblim për personat që japin informacion për vendndodhjen e tij.

Në familjen Filopati tashmë janë hapur dyert e mortit.

Gazetari Gjergj Figuri raporton për ABC News se ka qenë një tentativë e autorit për tiu afruar ish-bashkëshortes duket se ka qenë konflikti që ka cuar në vrasjen e motrës dhe vëllait.

Fillimisht ai ka ardhur pranë banesës së prindërve dhe ka takuar ish-kunatin dhe ka kërkuar të merrte 3 fëmijët por kjo nuk është lejuar nga ish-kunati i tij. Vëllai më pas ka shkuar të presë motrën e tij pas pune e cila punonte si shitëse.

Në momentin që të dy janë rikthyer drejt banesës së tyre, në hyrje të portës kryesore, e cila ndodhet rreth 50 m nga shtëpia, janë qëlluar me breshëri automatiku nga Fatmir kolecaj i cili është larguar menjëherë, pavarësisht se në shtëpi ndodheshin edhe familjarë të tjerë, gjithashtu edhe 3 vajzat e çiftit.

Ai  nuk është pikasur nga Esmeralda dhe i vëllai dhe as nga familjarët. Nuk dihet ende nëse objektiv i tij ka qenë vetëm Esmeralda apo edhe vëllai i saj.

Prokuroria vazhdon hetimet dhe policia kërkimet, por deri në këto  momente nuk ka asnjë gjurmë të autorit.

auto fatmir1582703838

Artikulli paraprakVaksina e koronavirusit, fillojnë testimet e para nga kompania amerikane
Artikulli tjetërPD kujton masakrën e regjimit komunist ndaj 22 intelektualëve të Tiranës 69-vjet më parë