Vrasja e 4 akademikëve në universitetin turk, agresori: I sulmova se ishin gylenistë

Personi që vrau katër akademikë turq në Eskisehir të enjten i shihte ata si mbështes të klerikut mysliman Fetullah Gylen, thotë agjencia e lajmeve “Reuters”, duke cituar rektorin e universitetit.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin e identifikuar si Volkan Bayer, i cili duket se nuk është përpjekur të bëjë rezistencë.
Agresori kishte punuar si kërkues në institucionin e lartë arsimor dhe besohet se në momentin e sulmit, ka qenë duke kërkuar dekanin, i cili në atë kohë, nuk ndodhej në ndërtesë. Në mungesë të tij, zemërimi i studiuesit, ndaj të cilit disa anëtarë të stafit kishin paraqitur vazhdimisht ankesa, u përplas mbi zëvendësdekanin, sekretarin e fakultetit, një lektor dhe një anëtar personeli.
Personi në fjalë, i shkarkuar më herët nga detyra, pretendonte se disa punonjës ishin anëtarë të FETO-s dhe të tilla pohime i kishte bërë dhe në gjykatë, është shprehur Hasan Gonen, rektori Universitetit Osmangazi. Gyleni jeton që prej vitit 1999 në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani.
Ai akuzohet nga qeveria turke dhe presidenti Rexhep Tajip Erdoan si orkestruesi i grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit 2016.
Gyleni mohon çdo përfshirje në episodin që mori më shumë se 250 jetë njerëzish. Guvernatori i Eskisehirit Ozdemir Çakacak tha se prokurorët rajonalë kanë nisur një hetim mbi ngjarjen.

Artikulli paraprakRama kthen SHISH në reapart partiak të Sigurimit të Shtetit, emërimet dhe shkarkimet
Artikulli tjetërPse një fëmijë sjell vërdallë tërë familjen për të ngrënë një pjatë gjellë?