Vijon takimet me gratë dhe vajzat demokrate, Jupi: Forumi i Gruas, përfaqësuese e vlerave më të mira të PD-së dhe shoqërisë shqiptare

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Taulanda Jupi, së bashku me nënkryetaren e PD-së, Flutura Açka, deputeten Merita Bakiu dhe anëtaren e kryesisë, Alfrida Marku Dedgjonaj, kanë zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat demokrate në qytetin e Lezhës.

Në një postim, në profilin e saj në rrjetin social facebook, Jupi shkruan se “Forumi i Gruas në Partinë Demokratike duhet të fitojë aftësinë e ripërtëritjes, të krijojë një mjedis politik fertil ku realisht të përballen ide, platforma, apo vizione të reja, të vlerësohet puna, aftësitë, merita, kontributi, integriteti dhe koherenca, si të vetmet mjete që mund çlirojnë energjinë e duhur dhe t’i japin shansin kësaj organizate të jetë përfaqësuese e vlerave më të mira të Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare”.

“Në çdo fjalë, në çdo vështrim, në çdo shtrëngim duarsh marrim energjinë dhe besimin se rruga e nisur është e vështirë po kurrë e pamundur, sepse është rruga e vërtetë e parimësisë.” – përfundon postimin e saj drejtuesja e Forumit të Gruas, Taulanda Jupi

Artikulli paraprakJa kaluan edhe monoklaturës Komuniste!
Artikulli tjetërGati 25 vjet pas zbarkimit, NATO-ja shqyrton përforcime të përhershme në Kosovë