Vijon fluksi i hyrjeve në Kapshticë, pala greke me sportele të reduktuara

Edhe ditën e sotme vazhdon të jetë i lartë fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të Shqipërisë ashtu si një ditë më parë.

Pala greke vazhdon të punojë me sportele të reduktuara duke sjellë pritje të gjata në anën tjetër të kufirit.

Emigrantët shqiptarë bëjnë me dije se në këto kushte kanë qenë të detyruar të presin për disa orë në anën tjetër të kufirit.

Policia shqiptare edhe sot u ka kërkuar homologëve grek të shtojnë numrin e sporteleve por duket se ka qenë e pamundur pasi po punojnë me personel të reduktuar për shkak të Krishtlindjes.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 8441 shtetas dhe kanë dalë 2882 shtetas, në kushte të tilla pala shqiptare edhe ditën e sotme ka punuar me numrin maksimal të sporteleve ndërkohë që pala greke mësohet të punojë me vetëm 3 sportele.

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4149 shtetas e kanë 3403 të tjerë.

Artikulli paraprakShqipëria një nga 4 vendet më trendi për t’u vizituar në 2024, sipas raportit të ri
Artikulli tjetërDaily Mail: Ambasadori i ri i Shqipërisë në Londër u fut në Angli me kamion