Video/ Spitali i Prrenjasit pa energji prej 10 ditësh, i riu vdes nga një virozë…

Një ri i nga Përrenjasi humbi jetën mëngjesin e sotëm në banesë vetëm dy ditë pasi ishte përcjellë nga spitali i Librazhdit për një virozë.

Ndërkohë që spitali I Përrenjasit vazhdon të vuajë mungesën e energjisë elektrike. Gjë që ka ndodhur edhe këtë mbrëmje kur është pushtuar nga errësira totale.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News pacientët qëndrojnë në errësirë totale.
Ndërkohë OSSHE nuk ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë, edhe pse si rregull Spitalet duhet të furnizohen me energji elektrike 24 orë.

Ndërkohë burime për ABC News kanë njoftuar se nuk është hera e parë që mungon energjia elektrike në spitalin e Përrenjasit.

Mungesa e energjisë në institucionet shëndetësore jo vetëm përbën rrezik për mjekimin e pacientëve të spitalit por rrezikon edhe jetën e tyre.
Spitali i Prrenjasit ndodhet në errësirë prej më shumë se 10 ditësh.

Flet mjeku që kuroi 28-vjeçarin që humbi jetën
Besnik Kokonozi nga Përrenjasi, humbi jetën mëngjesin e sotëm në rrethana të paqarta në banesën e tij, vetëm dy ditë pasi ishte mjekuar në Spitalin e Librazhdit për një virozë stine.

Mjeku Bashkim Vasku i spitalit të Librazhdit thotë se pacienti u paraqit në spital rreth orës 19:15, me skuqje fyti dhe temperaturë 39.

Më pas iu dha një medikament për uljen e temperaturës dhe pasi i ra iku në shtëpi.

Po më pas u njoftua se rreth mesnatës temperatura i filloi përsëri t’i ngrihet dhe një ambulancë u nis drejt Prrenjasit, por 28- vjeçari kishte vdekur.

Vasku thotë se veç temperaturës dhe skuqjes së fytit nuk ka vërejtur ndonjë sëmundje tjetër, vetëm nëse ka pësuar ndonjë komplikacion prej temperaturës apo gjendjes virale.

“Rasti u paraqit në orën 19:15 me skuqje të fytit me temperaturë 39. Aplikuam një medikament për rënien e temperaturës. Më pas u njoftuam se gjendja ishte rënduar dhe konstatuam që ka ndërruar jetë. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër.

Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër.

Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip”, tha mjeku Bashkim Vasku.

Artikulli paraprakBasha me delegacionin e KiE: Rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve!
Artikulli tjetërBerisha publikon dokumentat: Rama-Veliaj i heqin qytetarëve një shkollë të mesme dhe ia falin Bolinos