Video/ Banorët paralajmërojnë bllokim të punimeve Thuman-Kashar, deputetja e PD Bakiu: Po falimentojnë qindra biznese!

Sot ndodhi ajo që ishte parashikuar nga dega e Partisë Demokratike Krujë dhe Deputetja Bakiu!

Qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve u ngritën në protestë për të kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ministria e Transporteve, Kryeministri Rama dhe firma që cila po kryen punimet, transparencë të projektit sepse bazuar në informacionet që kemi, rruga do t’i izolojë plotësisht.

Protesta nisi sot paradite në zonën e rrethrrotullimit të Thumanës dhe ishte ky vetëm paralajmërimi për vazhdiminë e qëndresës ndaj kësaj paqartësie, padrejtësie për të cilën edhe pse ka pasur një apel nga opozita lokale konkresisht dega e PD dhe Deputetja Bakiu përfaqësuese ne Parlament, sërish nuk ka pasur asnjë reagim.

Si kryetar i degës së PD Krujë, garantoj mbështetjen e palëkundur ndaj bashkëqytetarëve të mi, që e vërteta të dal në dritë dhe të mos shihen si miza, të mos iu bëhet dëm në emër të një projekti i cili kushton qindra miliona euro duke izoluar Krujën, Fushë-Krujën dhe njësitë e tyre.

Nga informacionet qe kemi projekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë dhe kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset.

Kjo problematikë kthehet në kosto jo vetëm për banorët e zonës, por edhe qytetarët që vijnë nga veriu i Shqipërisë, Kosova sepse nuk ka dalje nga Thumana deri në Rinas.

Për të mbërritur në Krujë do të duhet të shkohet njëherë në Qafë Kashar e më pas të kthehesh për në qytetin historik dhe kulturor të Krujës. Mungesa e parashikimit të daljeve nga autostrada nxjerr jashtë funksionit mijëra biznese të vogla dhe të mëdha duke iu dhënë atyre kosto.

Partia Demokratike Krujë, Deputeja Bakiu edhe njëherë iu kërkon institucioneve përgjegjëse, të bëjnë transparencë për projektin sepse vetëm e vërteta do të sqaronte dhe qetësonte 85 mijë banorët e zonës.

Për degën e PD Krujë, transparenca është jetike. Edhe njëherë apelojmë dhe presim të ketë reagim të institucioneve shtetërore, sepse në të kundërt do të ketë natyrshëm reagim qytetar edhe më të fortë ndaj këtij skandali nëse është e vërtetë sikurse flitet.

I bëjmë thirrje dhe institucionit Bashkise Krujë që të lëviz dhe kërkoj në rrugë institucionale transparencën e kërkuar sepse këtu bëhet fjalë për qytetarët pa dallim ngjyrash poltike të cilët preken direkt.

Garantojmë se heshtja nuk do t’i ndalojë qytetarët për të mos e kërkuar këtë transparencë dhe se ata do të kenë mbështetjen e fuqishme të PD për këtë skandal.

Jemi në pritje, në të kundërtë do të përshkallëzohen protestat deri në bllokim të punimeve dhe për këtë kërkojmë solidarizimin e të gjithë banorëve të Krujës pa dallim bindjesh.

 

Artikulli paraprakIN MEMORIAM/ Sot 18 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova
Artikulli tjetërPasojat e lëvizjeve demografike/ Gjirokastër, 1 mijë persona të paregjistruar, pa shërbime prej 2 dekadash