Vendosin “tela me gjemba” nëpër gjimnaze, çmenduria e një regjimi në ditët e fundit

Nxënësit e gjimnazeve i janë bashkuar protestës së studentëve megjithë kërcënimet që po ushtrohen ndaj tyre. Ata nuk i kanë përfillur këto kërcënime dhe janë bashkuar me studentët në qytete të ndryshme. Një ngjarje e rrallë vjen nga Saranda dhe gjimnazi Hasan Tahsim. Në këtë shkollë studentët janë mbyllur brenda mureve dhe nuk u hapet porta e hekurit ndonëse ata kanë braktisur mësimin dhe solidarizohen me studentët. E njëjta situatë vijon kudo nëpër të gjitha shkollat. Eshtë çmenduria e një regjimi, i cili është në orët e fundit të tij dhe ka zgjedhur mënyra të tilla që të kujtojnë rrethimet me tela me gjemba ndaj armiqve të klasës. Megjithë këto presione, kërcënime dhe pengesa askush nuk mund ta ndalë uraganin studentor që tashmë ka përfshirë të gjithë vendin.

protesta madheshtore

Artikulli paraprakKryeministri i dështuar përpëlitet më kot t’i mashtrojë dhe përçajë studentët
Artikulli tjetërPërroi psiqik!