Vendos një gol në derbin ndaj Romës, Lazio “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

Lazio ka prerë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pas suksesit minimal 1-0 ndaj Romës, në ndeshjen e luajtur në Stadio Olimpico (Rome). Në pjesën e parë nuk pati gol dhe loja ishte mjaft e ekuilibruar. Në 45 minutat e para u regjistrua vetëm një goditje në portë, ajo e skuadrës së Mauricio Sarrit.

Në pjesën e dytë, skuadrat u vendosën në kërkim të golit të epërsisë.  Matias Vecino fitoi penallti në të 47-tën minutë, 11-metërsh i cili u shndërrua në gol nga Zaccagni. Elseid Hysaj e nisi nga stoli ndeshjen, ndërsa në krahun tjetër, në pankinë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili mungonte prej kohësh për shkak dëmtimi.

Lazio ruajti me fanatizëm rezultatin deri në fund dhe mbetet kështu një nga skuadrat pretendente për trofeun. Te Roma nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të kënaqen me prezencën.

Artikulli paraprakMirëmbajtje dhe investime luksi, si i shpenzojnë universitetet qindra milionë lekë
Artikulli tjetërDebat mbi lirinë e shprehjes në universitetet amerikane, VOA: Republikanët shqyrtojnë mundësinë e hetimit të institucioneve