Vendimi i sotëm për kuksianët, shenjë e dominimit diktatorial të pushtetit!

“Vendimi i sotëm për lënien në burg të 4 protestuesve kuksianë është shenjë e dominimit diktatorial të pushtetit”, u shpreh gazetari investigativ, Basir Çollaku! Gazetari Basir Çollaku, ishte i ftuar në studion e Fax Neës ku ka folur për ngjarjen e ditës, rishikimin nga Gjykata e Apelit të vendimit për 11 kuksianët e arrestuar duke liruar 7 prej tyre dhe duke pënë në burg 4 të tjerë.
Çollaku u shpreh se mosmarrja në konsideratë nga gjyqtarët të provave të arrestimit gjatë natës dhe mosmarrja në konsideratë e shkeljeve të publikuara nga Avokati i Popullit është e paprecedentë dhe e pakuptimtë.
Basir Çollaku u shpreh se refuzimi i marrjes në provë faktin e pengmarrjes gjatë natës pa vendim gjykate, nuk mund të thuhet se nuk është urdhër e porosi partie.
“Nëse të gjithë kanë filmuar një vrasje, a nuk do ta marrë gjykatësi në provë këtë për shkak se nuk e kemi bërë sipas procedurës filmimin me lejen e prokurorisë? E pastaj të shkoj t’i themi vrasësit: shoku vrasës, sat a marrim në formë ligjore këtë provën, a po na pret pak edhe vrite pastaj? Çështë kjo, ku është parë kjo?
Është një shenjë e pastër e dominimit diktatorial të pushtetit! Jemi duke u rrokullisur në diktaturë për shkak të akumulimit të një pushtetit në një dorë. Çfarë ka mbetur jashtë dorës së Kryeministrit.
Edhe shkeljet e konstatuara nga Avokati i Popullit nuk u morën parasysh nga gjyaktësi. Ata nuk janë punonjës të gjelbërimit por janë juristë që e dinë mirë si merren provat”, tha gazetari.
Çollaku tha se si është e mundur që policia të shkojë e t’i marrë njeriun si thes mielli në mes të natës?
Por gazetari e shpjegon thjesht këtë situatë sipas tij kundër çdo të drejte. “Kjo trupë gjyqsore bën një llogari dhe merr një vendim që e pëlqen qeveria në mënyrë që të mos kalojnë në vetting. Vendim i drejtë do të ishte po të ishin liruar të gjithë të arrestuarit të nesërmen e arrestimit”, tha Çollaku.

Artikulli paraprakDenoncimi i Berishës: Ja si kërcënohen zyrtarët në Fier për të marrë pjesë në takimin e Ramës
Artikulli tjetërKush është ish-doganieri që u kap me 400 kg drogë