Vdekja e pacientes nga koronavirusi, familjarët: Doktorët e dinin shumë mirë që kishte qenë në Itali

Një prej familjareve 73-vjeçares që humbi jetën sot nga koronavirusi, në një komunikim për Fax News, u shpreh se është e gënjeshtërt që e moshuara e kishte fshehur udhëtimin drejt Italisë. Sipas tyre doktorët e dinin shumë mirë që e moshuara kishte qenë në Itali, pasi e kishte dhe në kartelën e saj mjekësore.

“Doktorët e kanë ditur shumë mirë që ka qenë në Itali, i kanë parë të gjitha letrat. Thanë që kishte nevojë për oksigjen, nëna ka një vit e gjysmë që ka pasur probleme me frymëmarrjen”, u shpreh e afërmja për Fax news.

Burime bëjnë me dije se për shkak të kontaktit me pacienten, dy mjekë dhe katër infermierë janë vetëizoluar.

“Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, shprehet zyrtarisht MSH.

Artikulli paraprakKu ka humbur drejtori i QSUT që lejoi përdorimin e maskave të skaduara
Artikulli tjetërRrefehet 26-vjeçarja e infektuar me koronavirus: Këto ishin shenjat e para që përjetova