Vasili: Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme

Gjatë një deklarate për mediat, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka publikuar një kronikë të medias italiane Rai 2 që sipas tij hedh dëshmi të reja për blerjen e votave në vitin 2017 nga krimi i organizuar.
Vasili u shpreh se, Edi Ramën e mban në pushtet krimi që sërish kërkon të blejë zgjedhjet e ardhshme.
“Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme. Këtë konfirmon krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisin shqiptarët”, tha Vasili.

rai

Artikulli paraprakReagon kryetari i PD Gjirokastër: Kryeministri i drogës është edhe racist!
Artikulli tjetërDeklarata idioteske e një burokrati të huaj: Skandalet këtu, si me qeverinë në SHBA