Ukraina nuk e njeh Kosovën, ndeshja do të luhet në Poloni

Federata ukrainase e Futbollit nuk u tërhoq nga vendimi i saj për ta luajtur ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”, jashtë territorit të shtetit të tyre. Ky vendim erdhi si pasojë e faktit që Ukraina nuk e njeh Kosovën si shtet dhe hyrja e futbollistëve kosovarë në Ukrainë me pasaporta të një shteti të panjohur, do të ishte diçka anormale.
Në këtë mënyrë, Ukraina i bëri kërkesë FIFA-s për ta zhvilluar ndeshjen e datës 9 tetor në territor neutral, kërkesë që u pranua nga organi më i lartë drejtues i futbollit botëror. Sipas njoftimit të bërë nga Federata ukrainase e Futbollit, ata kanë zgjedhur që takimi kundër Kosovës të luhet në Poloni, në qytetin e Krakovias.

Artikulli paraprakVeseli zyrtarisht te Empoli
Artikulli tjetërAbrashi s’i bën dot ballë Dortmundit