133 shkolla u mbyllën, ambientet iu dhanë me qira klientelës së qeverisë

Në ditën e parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë nëpër zonat e tyre, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit. PD ka evidentuar 133 shkolla të mbyllura në të gjithë vendin, por drejtoritë arsimire dhe Ministria e Arsimit nuk kanë dhënë akoma informacion për numrin e saktë të shkollave të mbyllura dhe braktisjen e shkollave nga nxënësit.
Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit.
Çupi: “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare. Në qarkun Dibër u mbyllën rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”
Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit, ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.
Boçi: “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është dramatike. Kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”.
Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës.

lindita nikolla e1466441074935 1490354489 5725028

Artikulli paraprakForcat Speciale rrethojnë sportelet në Rrugën e Kombit, shoferi i furgonit: Më morën 5 euro, jo 100 lekë!
Artikulli tjetër260 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës