“U dogjën miliona lekë mall”- Zjarri shkrumboi tregun dhe 5 shtëpi, tregtarët: Kemi familje, duam bukë

Një zjarr masiv përfshiu në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër të premten, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur që të shuajnë flakët.

 

Tregtarët shprehen se zjarri ka shkrumbuar miliona lekë mall, ndërsa nuk dihen shkaqet pse tregu u përfshi nga flakët.

“Tregtoj prej 20 e ca vitesh. Kemi pasur miliona lekë mall. Shkaqet e zjarrit nuk i dimë,. Ne ishim në shtëpi. Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, tha një prej tyre.

“Kemi shtëpi kemi familje dhe ata duan bukë. Shteti i do dritat e ujin”, thotë një tjetër.

Si pasojë e zjarrit u dogjën 80 njësi tregtare dhe pesë shtëpi banimi.

Artikulli paraprakMbyllet takimi i nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën: Paraqet rrezik për sigurinë e ekonomisë globale! Ja për çfarë ranë dakord udhëheqësit e G7
Artikulli tjetërNjë hap drejt paqes në Ukrainë