Trafiku i drogës drejt Greqisë, takim mes zyrtarëve grekë dhe shqiptarë

Çështja e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë ka shqetësuar palën greke kohët e fundit, ndërkohë që ditën e djeshme është mbajtur në Janinë një takim mes zyrtarëve të Policisë së Janinës dhe zyrtarëve të Policisë së Gjirokastrës.
Në këtë takim u diskutua për të forcuar bashkëpunimin mes policive të dy vendeve për të luftuar trafikun e drogës dhe për të përforcuar kontrollet në fshatrat pranë kufirit. Gjithashtu, temë e diskutimit ishte edhe përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.
Ndërkohë që ditën e djeshme në Tiranë mbërriti për vizitë zyrtare drejtori i Policisë greke ku do të takohet me homologun e tij, drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Mes dy drejtuesve të policive do të diskutohet për luftën e përbashkët kundër trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë. Pas takimit me Çakon, drejtori i Policisë greke do të ketë edhe një takim me kryepeshkopin Janullatos.

Artikulli paraprakMafiozi Rama blen Mëhill Fufin, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD
Artikulli tjetërShpërthen në flakë një makinë në hyrje të Durrësit