Trafiku i drogës, ish-Drejtori i policisë i shpallur në kërkim mund të kthehet në një të penduar?

Hetimet për grupin e strukturuar kriminal të Habilajve mund të marrin një kthesë të papritur pas kërkesë që ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela, ka bërë përmes avokatit të tij. Çela po negocion me prokurorët e çështjes për tu vënë në dispozicion të drejtesisë dhe të rrëfejë dijenitë e tij për grupin e Habilajve, kushërijtë e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri. Deklarata e sotme e avokatit të mbrojtes të Jaeld Çeles, Petrit Ismaili pas daljes nga një seancë nga krimet e rënda ku ankimonte zgjatjen edhe me tre muaj të zgjatjes së afateve te hetimit.
Ismaili: Problemi është se nuk është në dijeni për çfarë akuzohet
Nëse do vihet në dijeni do të bashkëpunojë me prokurorinë?
Ismaili: Patjetër
Ismailaj tha se deri tani nuk u është vene ne dispozicion as vendimi I masës së sigurisë ndersa e cilësoi ceshtjen si të paragjykuar dhe te fryrë politikisht.
Ismaili: Nga zhvillimi i gjykimit jo vetëm ne nuk jemi vënë në dijeni, por edhe gjykata nuk është vënë në dijeni prandja u shty edhe gjyqi për sot.
Ne seance prokurori i cështjejes Dritan Prençi tha se zgjatja e afateve është bere pasi organi i akuzës po vijon transkiptimin e përgjimeve për një periudhe dy vjeçare të grupit si dhe analizën e telefonatave mes tyre pasi sipas tij të pandehurit kanë patur disa telefona me kabinetin e ministrit Tahiri dhe kushërijtë Habilaj.
Ndërkohë që janë në pritje edhe të letërporosive nga Italia dhe Greqia për të akuzuarit.
Seanca u shty për të hënën ku gjykata do të vendosë do të pranojë apo jo kërkesën e mbrojtjes. Çela akuzohet si pjese e grupit të strukturuar kriminal Habilaj që akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Artikulli paraprakNdahen deputetët e lëvizjes Vetëvendosje
Artikulli tjetërBritania njofton masat ndëshkuese ndaj Rusisë