Tom Doshi non grata në SHBA, Ambasadorja Yuri Kim: Të mos kandidojë në zgjedhje

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka folur me ermra sot për personat e inkriminuar që nuk duhet të kandidojnë për deputetë.

Me një postim në Twitter, Ambasadorja Kim shkruan se, aleati i Edi Ramës, Tom Doshi është person ‘non grata’ në SHBA dhe kërkon që ai të mos jetë kandidat në zgjedhje.

Ambasadorja e SHBA shkruan se, shqiptarët meritojnë një kandidat më të mirë.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit.

Me siguri votuesit e shqiptarë meritojnë më mirë se kaq”. @USAmbAlbania Yuri Kim, shkruhet në Twitter.

Tom Doshi është shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit, bazuar në Seksionin 7031(c) të Consolidated Appropriations Act për Vitin Fiskal 2017, si të paligjshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës.

rama tom doshi

Artikulli paraprakRamës i doli boja në Sarandë, zyrtarin e tij e prezantoi si biznesmen të djathtë që bën thirrje për të votuar Rilindjen
Artikulli tjetërUlet me 796 numri i testimeve nga dje gjer sot, Berisha: Suksesi i fundit i Edvin Xhahilit!