Tjetër viktimë nga torturat, gjendet i pajetë i riu te Sheshi i Flamurit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në qytetin e Vlorës. Bëhet e ditur se, një i ri është gjetur i pajetë paraditen e sotme në mes të qytetit të Vlorës tek Sheshi i Flamurit. Burime nga policia janë shprehur se personi i gjetur i pajetë ka shenja të shumta dhune në trup.
Ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, dhe po hetojnë për shkaqet. Burime nga policia thanë se viktima është Albano Ymeraj nga qyteti bregdetar. Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një overdoze, por në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune.vloreeee
Ky është rasti i dytë bremnda 24 orëve që një i ri gjendet i pajetë nga dhuna. Një ditë më parë një i ri gjeti vdekjen në rajonin e policisë së Korçës si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij nga forcat e policisë.
Enea Ftoj mësohet se ishte ndaluar tre ditë më parë nga policia për vjedhje, por ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës si pasojë e torturave të policisë. Të enjten, ai do të dilte para Gjykatës, por familjarët thonë se, janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut. Sipas familjarëve, tre efektivë policie e dhunuan gjatë arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.
“Kemi folur në telefon me djalin dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmurë. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë”, shprehen familjarët.
Ndërkohë, ekspertët ligjorë kanë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës.

Artikulli paraprakIsh-ministri shpërthen ndaj Ramës: Ky i ç’ekuilibruar na damkosi në Europë
Artikulli tjetërDenoncimi nga Elbasani: Konia e Ramës po bën kërdinë…!