“Tirana si Vjena” aq sa një “shoqe” si… Frau!

Gent Strazimiri

Propaganda e “Partisë”, paska prodhuar një kopje të shëmtuar të një ngjarjeje emocionuese që i ka ndodhur Kancelarit austriak Sebastian Kurz, para 5 ditësh.

Një fëmijë i një vendi të paqëm si Austria, përmes një letre të shkruar me dorën e tij, i kërkon në thelb të lehtësojë masat anti-covid për Krishtlindje, në mënyrë që “Babagjyshi” të lejohet të shpërndajë dhuratat për çdo fëmijë…

Kancelari austriak e ka publikuar letrën në profilin e tij FB, duke njoftuar se kërkesa e Jakobit 7 vjeçar është marrë parasysh 😉 🤗🤩!

Në komentet e austriakëve që pasojnë postimin e Kurz, nuk janë të paktë ata që e disaprovojnë apo edhe e sulmojnë, me thumbime të tipit
“bravo kompania e imazhit, gjetje e bukur por sa na kushtoi?”
Ose
“Ato euro që ke harxhuar për këtë gjetje publicitare, t’i kishe harxhuar për popullin se njerëzit kanë halle….” !

Në fakt edhe në Austri ka hallexhinj, mbase jo deri
* tek buka e gojës,
* tek pamundësia për të blerë ilaçet kundër covid-#19,
* tek mungesa e shtretërve nëpër spitale,
* tek ekzekutimi nga policia, “për vetëmbrojtje”, i një të riu me 2 hurma në dorë…
* tek pamundësia absolute për t’u përballur me krizën ekonomike edhe sikur të mos të kishte covid-19…

Në Austri ka hallexhinj, pavarësisht se kostot e të gjitha sa me sipër, i mbulon qeveria e Sebastian Kurz, cent më cent, me një seriozitet e përpikmëri gjermanike!

Të guxosh t’u shesësh këtë plagjiaturë shqiptarëve,
* të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria tyre,
* të abuzuar, nga vjedhja sistemike e deri në ekzekutim për 2 hurma a një paketë cigare,
* të dhunuar e të tradhëtuar në të drejtën e tyre për të reaguar,
* të vetëvrarë më shumë në spitalet e qeverisë se sa në rrugë nga policia e qeverisë,
është pak ta quash perverse!

Të guxosh të përqasësh e të vendosësh shenjën e barazimit mes 2 realiteteve, 2 qeverive, 2 kryeministrave, … 2 kryeqyteteve… aq më tepër në këto ditë, është pak ta quash çnjerëzore…

Është e njëjta logjikë, e njëjta taktikë, e njëjta propagandë anti-realitet, që shikon tek dokumentarët e arkivit të Kinostudios “Shqipëria e re”, me shqiptarë të lumtur, të ngrënë e të pirë, të veshur e të mbathur, por mbi të gjitha të kënaqur me qeverinë e “Partinë”, në kohën e kampeve të burgut e internimit, tallonit, rreckosjes materiale e shpirtërore!

Ky është rreziku, kjo është tragjedia e vërtetë që po jetojmë mbi dramat e përditshmërisë.

Po injektojnë në mënyrë sistemike rreckosjen e shpirtit, të njëjtat ndyrësira, pjella të Sigurimit të Shtetit (edhe biologjikisht), klysh “shoqesh” e shokësh, që mendojnë se duke i bërë lifting të njëjtës mrrutë të nytë e të përgjakur tashmë 80 vjeçare, mbulojnë edhe dëmet e saj, ashtu sikurse besojnë se silikoni i injektuar në fytyrë i kthen nga “shoqe” në… Zonja a Frau…
KAQ!

#25prill2021
#dita_e_gjykimit
#meritoje_lirinë

Artikulli paraprakVrasja e Klodian Rashës, revolta e të rinjve krijon dhe një website të ri
Artikulli tjetërSkandal/Policia arreston të rinjtë ende pa nisur protesta, reagimi…