Thirrje tifozëve për mbështetje

Klubi i Skënderbeut u bën thirrje tifozëve korçarë të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të ekipit në ndeshjen e kthimit me Mllada Boleslavin që do të zhvillohet të enjten në orën 20:00 në “Elbasan Arena”. Me moton “Bashkë do ta kalojmë edhe këtë betejë”, drejtuesit e Skënderbeut kërkojnë të sensibilizojnë të gjithë mbështetësit për rëndësinë që ka prania e tyre në stadium.
Gjithashtu në faqen zyrtare të klubit u publikuan edhe çmimet e biletave të takimit me skuadrën çeke, që janë të ndara sipas kategorive. Kështu në tribunat G dhe C një biletë kushton 200 lekë, në tribunat D dhe F 300 lekë, ndërsa në tribunën E 400 lekë.
Çmimi shkon në 1000 lekë në tribunat A1, A4, B1 dhe B5. Në A2, A3 dhe B2, B4 për të prenotuar një vend duhet të shpenzosh 1500 lekë. Çmimi rritet në 2000 lekë për tribunën B3, ndërsa çmimin më të lartë e ka tribuna VIP me 4000 lekë për biletë.

Artikulli paraprakProblemi jeni Ju, zoti Kryeministër!
Artikulli tjetërYlli i ri i Levantes, perlë e Enis Bardhit