Thirrja e ish-deputetit: O njerëz, mendoni vetëm një moment sikur të ishit ju…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas sulmit të policisë në zonën e Bregut të Lumit ku është përdorur edhe gaz lotsjellës për të nxjerrë banporët nga shtëpitë dhe për tu prishur banesat.

Postimi i plotë i Palokës

O njerez, mendoni vetem nje moment sikur te ishit ju…
Jeni ne gjume bashke me femijet tuaj ende pa dal drita. Papritur te thyejne dritaren dhe gazi helmues ju merr frymen. Pas pak te nxjerrin zvarre nga shtepia jote, bashke me pleq e femije, ne mes te shiut dhe erresires.

Perpiqesh te mbrosh veten, femijet dhe shtepine, por ti perfundon me koken e gjakosur, bashkeshortja me kembe te thyer dhe femijet e tu nen dhune perfundojne ne qelite e policise. Pas kesaj te shembin edhe shtepine me gjitheshka…

Mendoni pak sikur te ishit ju!!! Mos prisni deri sa t’ju ndodh edhe ju! Vetem delet i marrin nje nga nje per ti cuar ne thertore e nuk reagojne deri sa thika i pret dhe ato.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon shokuese: Sulmi me gaz helmues preku gra shtatzëna, fëmijë dhe foshnje
Artikulli tjetërOktapodi në drejtësi, emrat e përzgjedhur nga Rama për të kapur gjyqësorin e Prokurorinë e re