Theu hundën, Kylian Mbappe shmang operimin, francezi do të luajë me maskë

Kylian Mbappe ishte heroi i Francës në ndeshjen ndaj Austrisë, pasi nga një aksion i tij, topi përfundoi në rrjetë, një gol që vendosi fatin e takimit.

Megjithëse triumfuan, “gjelat” vuajtën ndaj austriakëve, teksi ylli francez, Mbappe theu hundën dhe u gjakos pas një dyluftimi në zonë.

Teksa mendohej se lojtari do të operohej, e kundërta do të ndodhë. Sipas një deklarate nga Federata Franceze e Futbollit, Mbappe nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por do të vendosë një maskë dhe do të jetë në ndeshjet e ardhshme të Francës.

“Kylian ka pësuar një frakturë në hundë. Është rikthyer në kampin bazë të skuadrës franceze. Do të marrë trajtimet e duhura, por nuk do të operohet menjëherë, do t’i vendoset një maskë për t’i dhënë mundësinë që të zbres në fushë”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Franceze

Artikulli paraprakApeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e arrestit për Sali Berishën dhe Malltezin
Artikulli tjetër“Tensioni i ulët djeg pajisjet shtëpiake”, Azmer Duleviç, denoncon burokracitë e OSHEE: Shpenzimet e kontratës me abonentët e rinj, u ngarkohen qytetarëve