Tërmet i fuqishëm, panik në të gjithë Shqipërinë

Një tërmet i fuqishëm ka shkaktuar frikë dhe panik në të gjithë Shqipërinë. Tërmeti i fuqishëm shkundi kryeqytetin dhe qytetet e tjera të vendit, duke shkaktuar alarm te qytetarët.
Raportohet se në Tiranë tërmeti ka pasur magnitudë 5.6 ballë, ndërsa janë pezulluar punimet në të gjitha komisionet parlamentare. Lëkundjet e fuqishme të tremetit kanë sjellë panik ne Tiranë, njerëzit kanë dalë në rrugë dhe kanë braktisur godinat e banimet dhe zyrat.
Ndërkhë në katet funditv të pallateve ka patur rrëzim të orendive. Lëkundje të forta tërmeti kanë dridhur kryeqytetin rreth orës 11:00 të paradites
Mësohet se lëkundjet janë ndjerë dhe në qytete të tjera të vendit si Vlorë, Durrës, Krujë, Shkodër, Kukës, Fier, Elbasan, etj.
Një numër shumë i madh njerëzish kanë dalë në rrugë, ndërsa derimë tani nuk raportohet që të ketë njerëz të lënduar.
Derimë tani mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Gjirin e Lalëzit, ndërsa kanë shfaqur probleme dhe linjat e telefonit. Ndoshta pasi një pjesë e mirë e qytetarëve janë përpjekur që të lidhen me familjarët e tyre.
Ky tërmet ishte i papritur dhe i gjeti qytetarët në momente të ndryshme.
Në Mamurras qytetarët rrëfejnë se u rrezikuan shtëpitë nga shembja, teksa nga fotoja e mëposhtme mund ta imagjinoni vetë sa të forta kanë qenë lëkundjet, aq sa qytetarit i është derdhur kafeja nga filxhani.

termet njerezit 7

Artikulli paraprakVeliaj refuzon Kuvendin, nuk shkon në Komision për të dhënë shpjegime për shembjen e Teatrit dhe kullat
Artikulli tjetërBerisha publikon videon e Ramës në Shkodër: Shihni çfarë bën Noriega nga frika