Tërheqja nga padia ndaj BILD prova e lidhjeve të Ramës me krimin e organizuar për votat

Gazment Bardhi

Gazeta BILD e quajti ”Shtet Mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri.

BILD provoi si bashkëpunonte Vangjush Dako me klanet mafioze, me bekimin e Edi Ramës, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës. BILD i tregoi botës se si vepronte e gjithë Qeveria, me në krye Damian Gjiknurin, si organizatë kriminale për të blerë, manipuluar votat dhe shantazhuar votuesit në Dibër.

Këto fakte e shumë e shumë të tjera bënë që vetë Gjermania ta verë si kusht, për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, hetimin e shitblerjes së votës.

Si gjithmonë, Edi Rama zbatoi strategjinë e tij bajate sa herë kapet i zhytur në krim: Mohoi faktet, sulmoi opozitën, gënjeu qytetarët dhe gjoja e paditi gazetarin për shpifje, me shpresën se skandali do të harrohej dhe ai do të tërhiqej nga çështja pa zhurmë.

A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje?

Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave.

Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen.

Prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017. Tani është koha e drejtësisë shqiptare që të bëjë drejtësi, të dënojë pa asnjë vonesë krimet zgjedhore dhe t’i hapë rrugë procesit të integrimit europian.

Artikulli paraprakFasoneritë me Covid-19/ Dëshmia e punonjëses: Kishte gra me temperaturë, shkoja në punë se s’kisha ça të bëja
Artikulli tjetërKryeinfermierja e Pediatrisë infektohet me Covid-19