Tentuan të kalonin Mesdheun me gomone mes motit të keq, humbin jetën 9 persona në ishullin Lampedusa, mes tyre edhe një foshnjë! 15 emigrantë ende të zhdukur

Nëntë persona, përfshirë një foshnjë, kanë vdekur pasi anija e tyre u përmbys teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun në mot të stuhishëm, ndërsa 15 të tjerë dyshohet se janë të zhdukur sipas rojës bregdetare e Italisë.

Roja bregdetare tha të enjten se kishte marrë një kërkesë bashkëpunimi nga zyrtarët maltezë të kërkimit dhe shpëtimit, pasi anija u përmbys rreth 30 milje (50 km) në jug-lindje të ishullit Lampedusa të mërkurën.

Roja bregdetare tha se kishte dërguar varkën e saj patrulluese në vendngjarje, e cila shpëtoi 22 të mbijetuar dhe gjeti nëntë individë të vdekur, përfshirë një foshnjë.

Operacionet e shpëtimit ishin veçanërisht sfiduese për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe detit, me valë deri në 2.5 metra, shtoi roja bregdetare.

Kjo ngjarje tragjike, vjen pas rreth një dite pasi eurodeputetët votuan për të miratuar një paketë historike të ligjeve të migracionit dhe azilit, por OJQ-të thanë se ndryshimet nuk do të bënin asgjë për të zvogëluar numrin e njerëzve që vdesin në Mesdhe ndërsa përpiqeshin të hynin në BE.

Kombësia e pasagjerëve të varkës nuk dihet ende, ndërsa të mbijetuarit u dërguan në Lampedusa, e cila ndodhet midis Tunizisë, Maltës dhe ishullit më të madh italian të Siçilisë, dhe shpesh është pika e parë e uljes për njerëzit.

Zyrtari i komunikimit i UNHCR-së, Filippo Ungaro, në një reagim në “X” bëri me dije se të mbijetuarit ishin “në një gjendje hipotermie dhe shoku”.

Vdekjet erdhën menjëherë pasi shpëtimtarët më në lindje në Mesdhe gjetën trupat e tre vajzave në ishullin grek të Kios. Roja bregdetare greke tha të mërkurën se treshja kishte vdekur pasi një varkë që i transportonte nga Turqia e afërt u përplas me shkëmbinj. Katërmbëdhjetë persona, përfshirë tetë fëmijë të tjerë, u shpëtuan.

Artikulli paraprakBroja në listën e shitjeve, një klub i Premier Ligës do të futet në garë vetëm nëse Çelsi ul çmimin
Artikulli tjetër“Reagimi i qeverisë greke, i vonuar dhe i paqartë”- Lëvizjet e Athinës sapo u njoftua për masakrën e Peshkëpisë! Çfarë debatuan ish-ministri i Jashtëm Alfred Serreqi dhe homologu Papulias