Takoi fshehurazi Ballën? Reagon Basha: Montazh qesharak, shpifje për të përçarë demokratët

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me një video të publikuar se fundmi në media në të cilën ai shihet duke u takuar me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Balla e ka quajtur montazh qesharak për të përçarë demokratët në prag të zgjedhjeve.

Në një postim në Twitter, Basha shprehet:

“shpifjet dhe trillimet”, përçajnë demokratët dhe i shërbejnë kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se në videon e publikuar shihen Basha dhe Balla teksa futen në një godinë në të cilën thuhet se kishin lënë një takim. Pamjet thuhet se janë filmuar në dhjetor të 2022.
Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës.- Thotë Basha.

Artikulli paraprakQytetari: Veliaj po na shemb pallatin me pretekstin se është çarë nga tërmeti! Bejko: Me mua në krye të bashkisë s’do ndodhë një gjë e tillë
Artikulli tjetërPse Berisha nuk sulmon Ramën por Bashën?!