Tabaku i përgjigjet Veliajt: Një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë 

“Ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, për faj të Edi Ramës, kukulla e tij në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon çdo ditë sulmet politike e baltën politike. Kjo ndodh me arsyen e vetme për të larguar vëmendjen nga dështimi i Edi Ramës në ekonomi, nga dështimi i Edi Ramës për menaxhimin e pandemisë, nga dështimi i Edi Ramës në shëndetësi, nga rritja e varfërisë, nga rritja e papunësisë e nga rritja e shqiptarëve që largohen nga vendi, nga rritja e emigracionit.

Erion, një herë të vetme puno për qytetarët e Tiranës dhe kaq pak kohë sa të ka mbetur në krye të Bashkisë së Tiranës, mos mendo vetëm për klientët e xhepin e tyre. Ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë angazhime konkrete serioze, ndërkohë që sot shqiptarët po dëgjojnë se çfarë do të fitojnë pas 25 prillit. Ndërkohë që sot shqiptarët po vendosin që një herë e mirë të largohen nga Edi Rama, të largohen nga ky model politik i cili ka sjell dështim në jetën e secilit. Më 25 prill fiton Shqipëria! Më 25 prill fitojnë shqiptarët! Më 25 prill largohet Edi Rama!”

Artikulli paraprakMjerimi historik i figurës së këtij kryeministri
Artikulli tjetërShoqatat e Biznesit në Korçë japin alarmin: Mijëra aktivitete private po falimentojnë për shkak të taksave të larta