Sulmet e Berishës ndaj SPAK/ Hoxha: Rrezikon akuza të reja, ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘shantazh për shkak të detyrës’

Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ndërsa Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ ndaj tij. Berisha ka nisur sulme të njëpasnjëshme ndaj drejtësisë, si edhe prokrurorit Arben Kraja e gjyqtares Irena Gjoka. Por gazetari i Poli Hoxha tha në Report Tv se këto sulme mund ta përballin Berishën me dy akuza të reja ‘pengim i drejtësisë’ dhe ‘kërcënim dhe shantazh për shkak të detyrës’!

“Presionin e pamë e dëgjuam, shantazhin, organizatë kriminale, u more me emra. Alarmi arriti deri në atë pikë sa ju shtuan shoqëruesit, i çuan në 6. Dje mbajti qëndrim KLGJ dhe KLP. Presioni shantazhi kërcënimi u institucionalizua edhe në organet më të larta të drejtësisë. Kjo e çon zotin Berisha drejt një akuze të re, pengim i drejtësisë dhe kërcënim dhe shantazh. E ka kryer.”, tha Hoxha.

Artikulli paraprakHetimet e SPAK “godasin” edhe konsumin; Shoqata e Bareve-Restoranteve: Nga frika nuk dalin të shpenzojnë informalët
Artikulli tjetërMONITOR/ Turizmi, Shqipëria interesante edhe jashtë sezonit, të huajt rritje 89.4%