Studiuesi izraelit: Koronavirusi ikën vetë, ja kur ndodh! Nuk ka nevojë për karantinë

“Times of Israel” ka botuar një deklaratë të studiuesit Isaac Ben Israel me titullin “Fundi i rritjes eksponenciale, rënia e përhapjes së koronavirusit”.

Ai mbron idenë se pavarësisht politikave dhe masave izoluese që ka marrë çdo vend, kudo është vënë re një tendencë e ngjashme e sëmundjes: shtim i shpejtë i infeksioneve të cilat mbërrijnë pikun pas gjashtë javësh, dhe nga java e tetë, nis rënia e kurbës.

Studiuesi e ka diskutuar edhe më parë idenë e tij se përhapja e koronavirusi fashitet pas 70 ditësh kudo ku ai godet. Në studimin e tij, shkencëtari shqyrtoi zhvillimin e sëmundjes në shtetin hebre që nga fillimi i saj përpara 56 ditësh (8 javësh). Piku duket ka dy javë që ka kaluar, dhe rënia pritet të vazhdojë edhe përgjatë dy javëve të tjera.

Sipas analizës së bërë, ky trend shihet edhe në vende të tjera, duke si përfshirë ato që kanë vendosur karantina të forta e kanë paralizuar ekonominë, ashtu edhe ato që kanë vazhduar jetën si normalisht, me disa masa më të lehta. “Të dhënat”, thuhet në shkrim, “tregojnë se politika e bllokimit mund të ndalet brenda disa ditësh dhe të zëvendësohet nga një politikë e distancimit të moderuar shoqëror”.

Artikulli paraprakSi po vidhet me faturat e OSHEE/ Qytetarët dhe biznesmenët paguajnë dyfishin e muajit Mars 2019
Artikulli tjetërMinistria pranon vatrën e re të infeksionit me Covid-19 te Burgu 302