Studimi/ Mbi 15 mijë vdekje nga Covid-19 në Shqipëri

Eksperti i shëndetit publik, Dr. Erion Dasho, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke iu referuar një studimi shkruan se, vdekjet në Shqipëri nga Covid-19 janë 528.9 për 100 mijë banorë, ose mbi 15 mijë vdekje në total.

Sipas Dashos, ky vlerësim i IHME provon edhe në një këndvështrim tjetër, akoma më shkencor se thjesht statistikat e INSTAT-it, se menaxhimi i epidemisë së COVID-it në Shqipëri ka qenë katastrofik dhe me pasoja tragjike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

“Mjafton të mendosh se gjatë vitit të kaluar, 1 në çdo 2 persona të vdekur kanë humbur jetën nga COVID”, shkruan Dasho.

Postimi i dr. Erion Dasho

Një nga institucionet shkencore më prestigjioze që merren me grumbullimin e informacionit shëndetësor dhe statistikat mjeksore në gjithë botën, vlerësime, parashikime dhe krahasime midis vendeve vlerëson se vdekshmëria nga COVID në Shqipëri është 528.9 vdekje për 100,000 banorë ose mbi 15,000 vdekje në total.

Ky vlerësim i IHME provon edhe në një këndvështrim tjetër, akoma më shkencor se thjesht statistikat e INSTAT-it, se menaxhimi i epidemisë së COVID-it në Shqipëri ka qenë katastrofik dhe me pasoja tragjike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Mjafton të mendosh se gjatë vitit të kaluar, 1 në çdo 2 persona të vdekur kanë humbur jetën nga COVID-i.

Nuk ka vaksinim elektoral me vaksina kineze që mund ta fshehë dhe ta mbulojë këtë dështim. Sa për informacion, vlera 528.9 vdekje për 100,000 banorë e rendit Shqipërinë në vendin e katërt në botë lidhur me këtë tregues.

Çdo koment është i tepërt…

1 34

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërFenomeni i pastrimit të parave/ “The Economist”: Në Tiranë u dyfishuan çmimet e apartamenteve që nga viti 2017