Studentja demaskon Ramën: “Pse gënjen për uljen e tarifës, të kam nisur 3-4 mesazhe”, debati

Kryeministri Rama pas një fjalimi sa viktimizues po aq edhe jotërheqës nga pozicioni i tij për djegien e mandateve të opozitës, ka nisur sot një takim me studentët në Gjirokastër.
Një prej studenteve, e cila ishte dhe kryefamiljare kërkoi llogari nga Rama se, pse ajo nuk përfitonte uljen e tarifës së studimit. E reja i tha kryeministrit se i kishte nisur dhe disa mesazhe personale atij po nuk kishte marrë përgjigje në këmbim.
Pjesë nga debati
Studentja: Të kam nisur 3-4 mesazhe dhe nuk më ke kthyer përgjigje. Si i bëhet për kategorinë tonë që jemi studentë dhe kryefamiljarë dhe nuk marrim asnjë ndihmë nga shteti, se me keni përjashtuar dhe nga ndihma sociale. Unë jam nënë e një fëmije, dhe studimi është një e mirë për familjen time.
Rama: Të kam kthyer përgjigje, dhe të kam thënë që të shkruash te platforma për Shqipërinë që duam
Studentja: Jo nuk me ke kthyer përgjigje, po gënjen, nuk më ka ardhur asnjë mesazh nga ju
Rama: Ne nuk i kuptojmë të gjitha teknalitetet ndaj të them që të shkruash aty, po këtu ke dhe ministren dhe mund ta diskutosh me të këtë shqetësim.
Pas kësaj ndërhyri dhe ministrja Shahini, e cila lidhi kontakt me studenten për të zgjidhur problemin e saj.

“Më hoqën nga ndihma ekonomie, ti s’më ktheve përgjigje”
Gjatë takimit me studentë në Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej”, u shtrua një problem nga një studentet, që nuk mori zgjidhje, as nga kryeministri Edi Rama dhe as nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.
Një studente tha se është kryefamiljare, nënë e një fëmije, ishte përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike pa arsye dhe se i kishte dërguar disa mesazhe Ramës për këtë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Ajo kërkoi të dijë se përse nuk përfiton bursë duke pasur parasysh kushtet në të cilat ndodhet. “S’kam mundësi ta paguaj tarifën e studimit, shpenzimet e konviktit”, tha.
Kryeministri Edi Rama, fillimisht e kundërshtoi duke thënë se ka marrë përgjigje nga ai, megjithatë studentja këmbënguli që jo.
Rama: Mos na e kujto kohën kur u shtrua për diskutim dhe edukata…
Më tej, kreu i qeverisë ia delegoi dhënien e përgjigjet ministres Shahini, por as ajo nuk i dha një zgjidhje problemit të studentes.
Ministrja tha vendimi për përfshirjen e kategorive të caktuara në përfitimin e bursave u mor në dhjetor, dhe la të kuptohej se studentja në fjalë, nuk përfshihej në asnjë nga kategoritë që përfitojnë bursë.
“Gjatë diskutime pamë një kishte nevojë të shtonin disa kategori, për raste të tjera që dalim gjatë vitit po evidentohen me shumë kujdes që të fusim dhe raste te tjera, pasi të mbyllim këtu diskutimin ulemi flasim se si ta përfshimë në vendim e radhës që do ta marrim në verë”, tha Shahini.

Artikulli paraprakBasha takohet me kongresmenë, senatorë dhe Popullorët Europianë në OSBE
Artikulli tjetërBerisha zbulon ku u fsheh Rama gjatë protestës: U fut në bunkerin e…!