Statistikat e Napoli-Juventus/ Ekuilibër total, por bardhezinjtë pësojnë gola shumë shpesh

Napoli dhe Juventusi do të përplasin “brirët” në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serinë A. Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:

– Pas suksesit 1-0 në ndeshjen e vajtjes, Juventusi mund të fitojë të dyja sfidat e të njëjtit kampionat ndaj Napolit, për herë të parë që nga sezoni 2018-2019. Ndërkohë, bardhezinjtë mund të mbajnë portën e tyre të paprekur për dy sfida me radha, për herë të parë që pas sezonit 1994- 1995, kur Juventusi drejtohej nga Marçelo Lipi.

– Ekuilibër total në 11 ndeshjet e fundit mes Napolit dhe Juventusit në Serinë A: 5 fitore për secilën dhe 1 barazim, me një golavarazh 18-16 në favor të të kaltërve.

– Pas suksesit 6-1 ndaj Sasuolos, Napoli mund të fitojë dy ndeshje radhazi në këtë kampionat, për herë të parë që pas shtatorit 2023, kur mposhte Udinezen dhe Leçen.

– Juventusi ka pësuar të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit në kampionat (1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje), një seri e gjatë dhe jo pozitive, që nuk ndodhte që prej majit 2022 (në atë periudhë 8 ndeshja radhazi ku pësonin gol).

– Pas barazimit 2-2 në Verona, Juventusi mund të barazojë dy ndeshje radhazi në transfertë për herë të parë që nga periudhë gusht-shtator 2022 (atëherë ndaleshin nga Sampdoria e Fiorentina).

– Juventusi është e vetmja skuadër që nuk i ka lejuar kundërshtarëve luksin e penalltisë, në këtë kampionat. E vetmja skuadër që e ka mbyllur një sezon pa penallti kundër ka qenë Interi, në sezonin 2008-2009.

– Viktor Osimhen është vetëm lojtari i tretë në historinë e Napolit që ka shkuar në dopio shifër, për 4 sezone radhazi, në Serinë A, pas Diego Armando Maradonës (1984-1985 dhe 1987-1988) dhe Atila Salustros (1929-1930 dhe 1932- 1933).

– Dushan Vlahoviç është lojtar që ka shënuar më shumë gola në 2024-ën, në pesë kampionatet kryesore europiane. Në historinë e Juventusit, ai që ka mundur të bëjë më mirë sesa serbi (10 gola) në periudhën janar-shkurt, ka qenë Kristiano Ronaldo (11 gola në 2020-ën).

Artikulli paraprakAnaliza/ Si mund të ndihmojë SHBA, Gazën me ndihma dhe pse operacioni është i ndërlikuar
Artikulli tjetërPse molla e Shqipërisë del më shtrenjtë në treg se ajo e Serbisë