Statistika të frikshme/ Shqiptarët të parët për azil në Irlandë, tejkalojnë edhe sirianët

Shqiptarët janë vënë në qendër të vëmendjes edhe në Irlandë. Kryeministri i vendit, Leo Vardkar, thotë se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë të parët sa i takon numrit të personave  që kërkojnë azil.

Sipas mediave vendase, qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe sirianët. Kryeministri irlandez ka pohuar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë  përmes dokumenteve false.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, theksoi ai.

Statistikat janë të frikshme.

Dy nga pesë azilkërkues në shtetin e Irlandës janë shqiptarë dhe gjeorgjianë. Bazuar në shifra e publikuara, rezulton se përgjatë 2018-s, 460 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Irlandë. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë ishte një nga çështjet që ngriti edhe Presidenti francez Emanuesl Makron, i cili vuri veton kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. “Për Shqipërinë, është e vështirë t’i shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociata Shqipërisë. Shqipëria konsiderohet vend i sigurt dhe numrin e azilkërkuesve nuk mund ta shpjegojmë. Kemi probleme me numrin e azilkërkuesve. Nuk mund të bëjmë gjëra që është e pamundur që francezët t’i kuptojnë”, deklaroi publikisht Makron.

Artikulli paraprakSekuestrohet pasuria qindramijëra euro e italianit të Camorra-s me banim në Durrës
Artikulli tjetërFermerët flakin perimet në rrugë: Edi Rama ja ku i ke, merri bëji turshi (Video)