“SPAK të mos ndajë dosjet”, Tabaku: Dëmi ekonomik shkaktuar nga tre inceneratorët, 70.4 mln euro

Në konferencën për mediat ku njoftoi padinë e dorëzuar në SPAK për inceneratorët, nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku apeloi këtë institucion të mos ndajë dosjet, por të ketë një hetim të vetëm.

“Të mos ketë dosje te vecanta per hetimin. Te hetohen ne nje hetim te vetem. Grupi ka funksionuar si nje i vetem. Kompanite kane marre kredi bankare dhe jane pa eksperience. Te hetohen se bashku te 50 individet. Jane po te njejtet individe qe kontrollojne dhe zbatojne kontratat.” u shpreh Tabaku.

Ndër të tjera Tabaku tha se Edi Rama po trajton inceneratorët dhe pronarët e tyre njësoj si pensionistët.
“Për ta kuptuar shqiptarët; nëse sot qeveria ka vendosur që të indeksojë pensionet aq sa është norma e interest, për 1/3 e pensionistëve, ka vendosur gjithashtu që të paguajë para ekstra nga taksat e juaja për t’i paguar në indeksim koncesionarit të inceneratorëve.

Përgjigja është në këtë padi thuajse 90 faqe, u shpreh Tabaku ndërsa shpaloste mënyrën se si kanë vepruar qeveritarët për të favorizuar tre persona me duar në xhepa, që përmban emrat e atyre që në formën e një grupi të strukturuar criminal kanë organizuar një vjedhje dhe abuzim perfekt me fondet e buxhetit të shtetit. Kanë organizuar procedura që nuk ekzistojnë në ligj, kanë shkelur parimet ligjore të ruajtjes së financave publike dhe kanë ushtruar autoritetin e tyre në kurriz të buxhetit dhe taksave për të përfituar 3 persona me duar në xhepa.” vijoi Tabaku.

Artikulli paraprakInceneratorët/ PD dërgon në SPAK kallëzimin për grupin e strukturuar kriminal me 50 persona: I paditur edhe Edi Rama
Artikulli tjetërA ka ndonjë që akoma mendon seriozisht për PD!