“SPAK merr urdhra nga Uashingtoni”, Zheji: Godet majtas dhe djathtas, aty ku kanë prova

Analisti Artur Zheji thotë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është një institucion i ngritur dhe i garantuar nga amerikanët dhe nuk beson se po bën politikë, apo është duke u përdorur.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se SPAK merr urdhra nga Uashingtoni për goditjen e politikanëve, majtas dhe djathtas, aty ku kanë prova.

“Unë mendoj që, dhe e kam mbështetur deri tani SPAK, që është një organizëm i ngritur nga amerikanët, i garantuar nga amerikanët. Mendoj që, ndoshta, e vetmja gjë që mund të kenë bërë, duke qenë të intimiduar dhe nën presionin e gjithë kësaj gjëje të doktorit, ata e kanë pasur dosjen e Rakip Sulit, mund ta fermentonin edhe disa javë, por e kanë nxjerrë tani, po e avancojnë tani. Nëse pranon që SPAK po bën politikë, që SPAK është i përdorur apo i përdorshëm, unë nuk e besoj këtë gjë.

SPAK është stacioni i parë që do godasë sistemin politik shqiptar majtas edhe djathtas. Mendoj që ka urdhra që vijnë nga aty ku janë sot tani, nga Uashingtoni, që të vënë buldozerin, ku kanë prova të godasin, majtas apo djathtas. Pasi të bëhet ky rrafshim me buldozer nga SPAK, mund të fillojë marshimi i anti-politikës”, theksoi ai.

Artikulli paraprakFundi i Berishës në politikë, Mërtiri: Ja pse i duhet PD-ja
Artikulli tjetërEksperti i ekonomisë skeptik me projekt-buxhetin për vitin 2024: Më i dobëti!