Spaho në Parlamentin Europian: Krimi po mban peng Shqipërinë

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka deklaruar në Parlamentin Europian se sot në Shqipëri krimi dhe lidhjet e tij të forta me pushtetin po mbajnë peng Shqipërinë dhe anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Spaho ka vënë theksin në luftën ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me qeverinë, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Ne konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian: Perspektiva rajonale e procesit të integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Atje theksova nevojën e luftës ndaj krimit të organizuar e lidhjet e tij me mazhoracën aktuale në Shqipëri si dhe nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme pa votë të blerë e të trafikuar si parakushte për rrugëtim të sigurtë në Bashkimin Europian dhe ku Parlamenti Europian mund të bëjë shumë. Theksova gjithashtu nevojën që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave, pasi jo vetëm janë plotësuar kushtet, por një popull nuk mund të lihet si ishull i izoluar pa të drejtë për të lëvizur i lirë në BE.

 

Artikulli paraprakMediat greke: Linda Rama bleu Bankën NBG për pastrim parash
Artikulli tjetërMediat austriake: Tahiri i përlyer në trafik droge