Spaho: Mos po kërkoni të vrisni gazetarë si në Rusi?

Deputeti i PD, Edmond Spaho u kërkoi socialistëve të dënojnë dhunën ndaj kryeredaktorit të RD, Bledi Kasmi. Ai tha se, Kasmi u dhunua nga policia në krye të detyrës. Ai tha më tej se dhuna ishte e poroistur nga Rama dhe iu drejtua socialistëve: Mos po kërkoni të vrisni gazetarë si në Rusi?
Ndërkohë, deputetja e PD-së Valentina Duka ka kërkuar marrjen e përgjegjësive nga kryeministri për dhunën që u ushtrua mbi gazetarin Blendi Kasmi.
“Si anëtare e Komisionit të Arsimit dhe Medias, tha Duka, por edhe me një përgjegjësi shumë të madhe prej pedagogeje të Universitetit, sepse Blendi Kasmin e kam pasur student, student shumë të mirë të gazetarisë, dëshiroj të dënoj dhunën e ushtruar nga Policia jo se po tundte hekurat e Ministrisë së Brendshme, por se po kryente detyrën e tij si gazetar i një gazete shumë të rëndësishme politike me një emër jashtë mase të rëndësishëm të tribunës demokratike. Blendi Kasmi që kur ka përfunduar studimet ka qënë gazetar i Rilindja Demokratike dhe ka 13 vjet që nuk ka qënë gazetar i zakonshëm, por është kryeredaktor i Rilindjes Demokratike. Të parët që reaguan nuk qenë as Kryeministri, as anëtarët e këtij komisioni, qenë Reporterët pa Kufi, që me anë të një statusi në Tëitter-in e tyre i kërkuan kryeministrit të dënonte dhunën dhe të merrte përgjegjësitë e veta, ai me organet ligjvënëse në Shqipëri, për të dënuar dhunën dhe marrë përgjegjësitë. Kush e ka ushtruar dhunën? E ka ushtruar Policia apo siç e dhanë mediat tuaja që tregonin se dikush nga protestuesit ushtroi dhunë?! Jo, atë e ka goditur Policia, qe gazetar në krye të detyrës”, u shpreh deputetja Duka.

Artikulli paraprakDonald Trump, mjeshtri i negociatave
Artikulli tjetërKroacia, anëtarja më e pakënaqur e BE