Sot protestë, zbulohet skenari i Rithemelimit jashtë Kuvendit dhe brenda sallës së seancave

Zbulohet një pjesë e skenarit të Rithemelimit për ditën e sotme. Teksa jashtë Kuvendit do të mbahet një protestë, deputetë të tjerë opozitarë do të futen në sallën e seancave plenare, për të vijuar me skenarin e bllokimit të punimeve, atë të hedhjes së tymueseve.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se mbështetës të Gazment Bardhit do të jenë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe ligjvënës të grupit të Berishës që nuk janë të përjashtuar nga punimet. Ndërkohë, në protestën e opozitës pritet të flasin deputetë të përjashtuar dhe jo vetëm, mbështes të Berishës, si dhe vetë ish-kryeministri.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e 30 deputetëve të opozitës për të cilësuar antikushtetuese masat ndaj Berishës, ndërsa ajo ia kaloi procedurën e radhës Kuvendit. Sakaq, dje ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës së opozitës. Nën moton “O sot, o Kurrë”, Berisha theksoi se kjo protestë do të mbahet pasi qeveria Rama po ndërmerr vendime antikushtetuese, si dhe paralajmëroi se jo vetëm jashtë Parlamentit, por më datë 21 dhjetor do të vijojë edhe mosbindja civile e deputetëve brenda sallës se seancës plenare.

Berisha paralajmëroi protesta edhe përpara SPAK, institucion, i cili sipas tij po amniston Ramën dhe Veliajn për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Artikulli paraprakDosjet e sigurimit në shkolla, Mërtiri: Brezi i ri ka shumë interes sepse kanë informacione sipërfaqësore
Artikulli tjetërSONDAZHI/ Berisha ‘luftë’ drejtësisë, Rithemelimi kaos e dhunë në Kuvend! 80% e qytetarëve vlerësojnë negativisht