Skuadrat braktisin Superligën Europiane, kush janë ekipet që ndryshuan qëndrim

Bota e futbollit është në një mëdyshje të madhë, nëse duhet ti bashkohet Superligës së Evropës apo jo. Shumë skaudra shprehën gatishmërinë për projektin e ri të futbollit në kontinentin e vjetër, i cili do të rivalizonte Champions League. Rol kryesor pati dhe gjykata europiane e drejtësisë e cila i dha të drejtën krijimit të Superligës, një kompeticion i ngjashëm me Ligën e Kampionëve që mban logon e UEFA-s.

Menjëherë pas vendimit të së enjtes, disa skuadra reaguan, ku Reali dhe Barcelona shprehën gatishmërinë, ndërsa shumë të tjera refuzuan t’i bashkohen. Edhe Manchester United dhe City apo Arsenal që në 2021 i dhanë të drejtë, në reagimet e tyre pohuan se nuk do të dalin jashtë kompeticioneve të FIFA e UEFA.

Ekipi i parë që prej gati 3 vitesh i ka thënë jo këtij kompeticioni i cili premton shumë është Bayern Munchen, i ndjekur nga Dortmund, Roma, Atletico. E vetmja skuadër në Serinë A që ka arritur dakordësinë është Juventusi, ndërsa Milani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar për këtë projekt. Deri më tani 21 ekipe e kanë konfirmuar në mënyrë zyrtare se preferojnë të qëndrojnë në kompeticionet e UEFA dhe FIFA e nuk shohin asnjë interes në Superligën e Evropës. Ditët në vijim pritet që përfaqësuesit e këtij kompeticioni të konfirmojnë nëse kompeticioni do të marrë formë apo jo.

Artikulli paraprakKryeministri Kurti: Marrëveshja për normalizim me Serbinë mund të nënshkruhet në mars
Artikulli tjetërVIDEO/ Kur Sali Berisha ishte kundër tymueseve në parlament dhe betohej: Kurrë nuk do ta bëj!