Skandali/Rama emëron në krye të Drejtorisë së Rrugëve një të dënuar me burg

I emëruari në krye të Autoritetit Rrugor, pas ikjes së Dashamir Xhikës së LSI-së, del se ka qenë i dënuar me gjashtë muaj burg, pasi ju vërtetua edhe gjyqësisht se kishte qenë fajtor në hapjen e portave të digës së Liqenit Artificial në Tiranë. Veprim ky që solli përmbytjen e kryeqytetit, dhe një dëm të pakrahasueshëm financiar tek qytetarët.
Fjala është për Afrim Qendron, i cili në atë kohë ka qënë drejtor i Ndërmarrjes numër 1 në Bashkinë e Tiranës, për gjelbërimin, dhe në këtë cilësi zyrtari doli i përfshirë në veprën penale.
Denoncimin e ka bërë një portal pranë qeverisë sipas të cilit: ka qënë prokurori i Antiterrorit në Prokurorinë e Përgjithshme, Zamir Shtylla, që ka urdhëruar prangosjen e Fisnik Vathit, me profesionin inxhinier, Sotiraq Selenicës, me të njëjtin profesion, të dy përfaqësues të firmës ndërtuese “Triss”, të drejtorit të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, Afrim Qëndro, dhe rojes së digës, Ilir Lulja.
Që të gjithë të dënuar me vendim të formës së prerë. Megjithse Afrim Qendro nuk e ka marrë pafajsinë në asnjë rast, dënimi me burg nuk e ka ndalur të emërohet në krye të Autoritetit të Rrugëve, me firmën e Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës. Ka ndodhur kjo megjithese është në fuqi veprimi ligji i dekriminalizimit i cili e ndalon një veprim të tillë.

Artikulli paraprakBerisha: Endrra ime, të luftoja për Kosovë dhe jo politika
Artikulli tjetërBasha reagon pas incidentit të Ramës në Kosovë: Ky i droguar i jep mend Kosovës