Skandali/ Veliaj kërcënon në emër të Ambasadës amerikane pronarin e televizionit “Ora”; Do të…

Kryebashkiaku Erion Veliaj, është një nga njerëzit më të favorizuar nga mediat e vendit, të cilat publikojnë kronika të panumërta propagandistike në funksion të pushtetit të tij.

Kur ndodh që Veliaj të perceptojë, se një media del nga rreshti, kryebashkiaku vë në funksion planin B, atë të kërcënimeve.

Medaiat kane arritur të sigurojë një letër të drejtuesëve të televizionit Ora, drejtuar 48 institucioneve dhe ambasadave në Shqipëri, ku i bën me dije rreth kërcënimeve të kryebashkiakut Veliaj, ndaj gazetarëve dhe vetë pronarëve të këtij televizioni, pasi televizioni Ora ka publikuar kronika të cilat kanë qenë kritike me Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës.

Në letrën që mban datën 23 Janar 2020, drejtuesit e TV Ora, pretendojnë se Veliaj i ka kërkuar të fshijnë raportimet e gazetarëve për punët e Bashkisë së Tiranës, sepse në të kundërt ai do të përdorte influencën që ka në Ambasadën Amerikane, për të goditur drejtpërdrejtë drejtuesit e televizionit.

“Disponojmë provat, linqet përkatëse dhe sms-të e çdo komunikimi nga Z. Veliaj personalisht dhe Drejtori i Punëve Publike në këtë Bashki, Taulant Tusha, për fshirje, heqje lajmi si edhe pushim nga puna të gazetarëve e drejtuesve të televizionit.

Kulmi i këtij presioni arriti në datën 16 nëntor të vitit 2019, kur kërcënimet dhe shantazhi i drejtohen personalisht pronarit të Ylldon Media Group, Ylli Ndroqi, situatë që vijon pa ndërprerje deri sot.

Kësaj here duke përdorur si mjet presioni një nga institucionet më të rëndësishme në vend, përfaqësinë diplomatike të Shteteve të Bashkiuara“, thuhet në letrën e drejtuesve të Tv Ora (lexo më poshtë letrën e plotë).

Meadiat kane mësuar nga një burim konfidencial se Veliaj e ka kërcënuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi, me “cunat e rrugës së Elbasanit”, duke keqpërdorur emrin e Ambasadës Amerikane dhe se i ka deklaruar atij, se vazhdimi i kronikave kritike do t’i “kushtojë shumë” në jetën e tij dhe se “rrugët e tyre do të ndaheshin” pikërisht këtu.

Kjo nuk është hera e parë që Erion Veliaj, kërcënon një pronar mediash.
Media prestigjioze britanike, “The Independent”, ka publikuar mesazhet kërcënuese që Veliaj i ka dërguar Francesco Bechettit, pasi televizioni “Agon”, po raportonte rreth dasmës luksoze të Veliajt në Gjirokastër.

“Unë nuk e kuptoj përse po ma bëni këtë. Po më detyroni të bëhem armiku juaj! E gjithë qeveria do të jetë armike e [Bechettit] pa ndonjë arsye“, thuhet në mesazhin e Veliajt drejtuar Bechettit.

I njëjti skenar duket se është vënë në lëvizje nga kryebashkiaku Veliaj, por këtë herë duke shigjetuar televizionin Ora dhe drejtuesit e saj, me përdorimin e emrit të Ambasadës Amerikane, duke ditur se kjo ambasadë ka fuqi të posaçme në Shqipëri.

Artikulli paraprakPagesat për koncesionet do të arrijnë kulmin me 152 miliardë lekë në vit!
Artikulli tjetërShpërndarja e Parlamentit është një Urgjencë Kombëtare!