Skandali i përgjimeve, Basha: Të ikë Tahiri, Rama është i implikuar

Kryetari i PD, Lulzim Basha kërkoi largimin e Tahirit si ministër i Brendshëm, pas shpërthimit të skandalit të përgjimeve. “Unë kuptoj vetëm diçka: Implikimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës në këtë aferë. I bëj thirrje Edi Ramës të largojë një e më parë Saimir Tahirin nga detyra,” nënvizoi Basha.

Pas vendimit të prokurorisë për pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe arrestit të dy vartësve të tij dhe shtrirjen e hetimit, kryetari i PD-së doli para mediave me një deklaratë për atë që ai e quajti “shkelje flagrante e sigurisë së çdo qytetari”.

Basha tha: “Ky skandal që ne e kemi denoncuar prej disa muajsh dhe kërkuam transparencë, sot ka dalë në dritë për shkak se rezultatet e hetimit janë bërë evidente. Gjykata kë vënë në hetim përmes pezullimit Haki Çakon dhe arrest shtëpie, dy zyrtarë të tjerë – hapa që unë i inkurajoj po nuk janë të mjaftueshëm.

Prokurorët e çështjes ta dinë që ne nuk pranojmë koka turku për këtë proces kaq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Ne nuk do të pranojmë që njeriu në krye të këtij procesi të pistë të mbetet në detyrë ndaj kërkojmë hetimin e të gjithë personave përgjëgjës që kulmojnë me urdhër-dhënësin Saimir Tahiri.

Një ministër i Brendshëm në çdo vend demokratik do të ishte larguar dhe ishte vënë në dispzicion të prokurorisë, kurse në shtetin e Edi Ramës që pretendon drejtësi të reformuar, jo vetëm nuk ikën, por i bënë presion prokurorisë dhe saboton hetimin.

 

Artikulli paraprakSkandali me përgjimet, Prokuroria pezullon nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë
Artikulli tjetërÇregjistrimi, nëse tatimet nuk i përgjigjen QKB-së për 30 ditë, bëhet automatikisht